Kryeministri Zoran Zaev pas takimit me liderët e partive politike dhe krerëve shtetëror ka theksuar se opsioni dhe emri i propozuar që mund të jetë kompromis midis dy vendeve është “Republic of Ilinden Macedonia” apo në shqip siç e citoi edhe ai “Republika Ilindenase e Maqedonisë”, informon INA.
“I kam informuar për të gjitha detajet e bisedimet dhe i njoftova se qeveritë e të dyja vendet kanë biseduar për opsion ose zgjidhje që është e pranueshme për të dyja anët”, theksoi Zaev. Sipas tij, emri i propozuar është Republika na Ilindenska Makedonija” apo në anglisht dhe shqip Republic of Ilinden Macedonia – Republika Ilindenase e Maqedonisë.
Ai tha se ky propozim do të thotë kontinuitet historik i shtetit dhe të ardhmes së ndritur. Me këtë e forcojmë identitetin tonë maqedonas dhe të gjitha etniteteve që jetojnë në Maqedoni”, theksoi Zaev.
Sipas tij, emri i gjuhës do të njihet si “macedonian – maqedonas” dhe ideniteti po ashtu do të jetë i njejtë. Ai tha se me këtë zgjidhje në qershor vendi do të marrë ftesë në NATO, ndërsa do të hapen dyert edhe në BE, fonde më të shumta për zhvillimin e vendit. /INA