Pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama në emisionin "Zonë e Lirë", se Gjykata për Krimet e Rënda ka dënuar për 'dekonspirim' ish-kreun e Antidrogës në Fier, Dritan Zagani, ka reaguar gazetari Basir Çollaku.
Çollaku shkruan në 'facebook', se kryeministri gënjeu live, duke hedhur poshtë deklaratën e tij.
STATUSI I PLOTË
Rama i lire te genjeje live ne Zone e Lire per Zaganin.
Kryeministri Edi Rama genjen live. Dritan Zagani nuk eshte denuar nga Gjykata per Krime te Renda. Çeshtja eshte ende ne gjykim ne Gjykaten e Fierit dhe akuza nuk eshte ajo qe tha z. KM. Oficeri italian do te deshmoje ne fund te vitit, sic ka vendosur Gjykata e Romes. Shpifja tjeter e Rames per akuze bashkepunimi me trafikantet. Prokuroria nuk ka hetuar akuzat e Zaganit. Ka qene nje relatim drejtorise se pergjithshme policise per te verifikuar pretendimet e shefit te antidroges. Dhe kjo ne menyre te çuditshme nga Prokuroria e Fierit ndonese pretendimet per trafik droge duhet te hetohen nga Krimet e Renda. Nje turp live i genjeshtres se KM Rama.





