Sot Zaho Rama mbush dy vjeç.

Duket se kryeministri Edi Rama po e shijon shumë ditën e pushimit, të cilin e shpalli vetë pas miratimit të reformës në drejtësi, kjo edhe për faktin që djali i tij i vogël Zaho, feston sot ditëlindjen.

Kryeministri ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për ta uruar të birin duke postuar në “Facebook” vetëm një foto ku duket dora e tij dhe e Zahos së vogël, të cilën e ka quajtur ‘Photo of the day’ (fotoja e ditës).

Menjëherë pas publikimit të fotos, të shumta kanë qenë edhe urimet e ndjekësve të Ramës, për të voglin e familjes kryeministrore.