Format perfekte trupore janë një nga pikat e forta të saj. Zajmina në çdo dalje publike ka bërë që komentet për të të jenë të shumta, pasi ajo konsiderohet si vajza më hot e showbizz-it shqiptar.
Por, megjithëse iu bënë shumë vite që këndon, depërtimi në muzikë duket i vështirë, sipas Zajminës, sepse të duhet të përballesh me një konkurrencë të fortë:
“Edhe pse konkurrenca sot është shumë e madhe, se dalin shumë këngëtarë, dikur ka qenë më e lehtë për mua apo kolegët e mi, se kemi qenë më pak, e faktori i kohës së dikurshme për të qenë në treg na ka shtyrë më shumë të punojmë dhe të motivohemi që t’ia dalim”, -tregon këngëtarja në një prononcim të fundit për gazetën “Panorama”.
Ndër të tjera këngëtarja ka treguar edhe arsyen pse nuk merr pjesë në kompeticione te ndryshme: “Kam marrë pjesë në festivale dikur, por ajo që kam harxhuar në festivale, vlen më shumë të harxhohet për një klip sesa për festivale. Festivalet kanë pasur gjithmonë hatërmbetjet dhe kam mbetur e pakënaqur për ato spektakle, por klipi mbetet më shumë se festivali”.
Krahas muzikës, në një të ardhme të afërt, ajo pritet të punojë dhe si arkitekte: “Arkitektura është profesioni im, kurse muzika pasion që e nisa si dëshirë, por rezultoi e suksesshme. Nuk pretendoja shumë, thjesht për të realizuar dëshirën time. Kur e pashë që tregu më pranoi, pse mos ta shfrytëzoja. Fakti që jam marrë me studime, më ka tërhequr goxha nga muzika”.
E sa i përket jetës private, këngëtarja ka një lidhje goxha të gjatë, por që në media nuk flet fare, madje nuk ka zbuluar as emrin e të dashurit.
“Zajmina është e dashuruar, por kaq. Përveç paparacëve që më kanë shfaqur në faqet rozë, unë nuk kam dashur dhe s’e bëj një gjë të tillë publike, është thjesht dëshirë e imja”, ndërkohë që pranon hapur edhe ndërhyrjet estetike që ka bërë: “Unë kam thënë dhe përpara, nuk jam kundër ndërhyrjeve, mendoj se çdo njeri është i lirë të bëjë çfarë të dojë, unë kam bërë gjoksin dhe buzët”.