2 prill 2014 – Zajmina Vasjari ka realizuar disa fotografi provokative duke pozuar me dy meshkujt gjysmëlakuriq. Këngëtarja nga Shqipëria vazhdon të jetë në top-formë, si në aspektin fizik ashtu edhe të popullaritet.
Bukuroshja nuk harron t’i mbajë të ngazëllyer fansat e saj, duke postuar fotografi të ndryshme përmes faqeve të saj në rrjete sociale. Ajo ka postuar një foto joshëse ku shihet ajo në praninë e dy meshkujve. Në foto shihet në mesin e dy meshkujve, madje njërit i është ulur dhe në prehër.
Ndryshe pothuajse të njëjtën foto e ka publikuar kohë më parë edhe këngëtarja amerikano-latine Jennifer Lopez. Ndërkaq para disa ditëve Zajmina ka publikuar një fotografi me një tatuazh të ri, të cilën e ka bërë në një vend mjaft intim. Po ashtu, këngëtarja nuk ka ngurruar ta tregojë pothuajse të gjithë gjoksin në një koncert të fundit të sajin, foto të cilat po ashtu janë publikuar në internet.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





