Një zakon shumë i thjeshtë prej vetëm 10 minutash në ditë mund të bëjë diferencë të madhe për shëndetin e trurit.

Çfarë është “zakoni 10-minutësh”

Të paktën 10 minuta lëvizje të vazhdueshme. Me ritëm rreth 40 hapa në minutë ose më shumë. Mund të jetë thjesht ecje e shpejtë, jo domosdoshmërisht stërvitje e rëndë.

U analizuan 279 persona, 40–91 vjeç për 30 ditë. Ata që bënin këto ushtrime të shkurtra aktiviteti spotiv kishin më pak dëmtime në enët e trurit dhe funksion më të mirë njohës, përfshirë kujtesën përqendrimin, vendimmarrjen.

Ndryshe nga sa mendohej, nuk mjafton të jesh thjesht aktiv gjatë ditës, ka rëndësi si e organizon lëvizjen.

Këto periudha të shkurtra dhe më intensive stimulojnë më shumë qarkullimin e gjakut në tru, lidhen me plakje më të shëndetshme të trurit dhe mund të ulin rrezikun e demencës.