4 korrik 2015 – Kryeministri Edi Rama thotë se prej kohësh ruan një zakon. Merr një taksi pas mesnate dhe shëtit nëpër rrugët e Tiranës, gjatë udhëtimit bashkëbisedon dhe me taksistin.
Këtë kryeministri e bën thjesht për të kuptuar realitetin e vendit të tij, pasi këndvështrimi i një taksisti sipas Ramës nuk krahasohet as me raportet e Bashkimit Europian apo OSBE-së.
“Unë prej shumë kohësh ruaj një zakon që një herë në çdo stinë, marr një taksi pas mesnate dhe i them taksistit fol tani dhe taksisti ecën dhe flet. Është mënyra më e mirë për të kuptuar pulsin e vendit ku jeton”, tha Rama në një takim ku po diskutohej ligji për Arsimin e Lartë në vend.
Për më tepër ndiqni videon e mëposhtme:
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/