Spatifiliumi, i njohur ndyshe edhe si 'zambaku i paqes', është një lule që mund të dhurohet për të uruar martesën, apo një përvjetor, për shkak të ngjyrës së bardhë të ëmbël që ka.

Ai zgjidhet gjithashtu për t’u dhuruar për inagurimin e një aktiviteti, ose për blerjen e një shtëpie të re, si një ogur i mirë për një të ardhme plot me lumturi.

Për ata që i duan bimët spatifiliumi është lulja dekoruese që i përshtatet çdo ambienti të shtëpisë.

Eleganca dhe delikatesa e tij i japin shtëpisë një finesë ekzotike dhe atmosferë relaksuese.

Në gjuhën e luleve spatifiliumi do të thotë: “unë do të mbroj”.

Kjo simbolikë është zgjedhur me shumë mundësi për shkak të formës së luleve, që mbrohen nga një gjethe në formë shpate.

Emri shkencor Spathiphyllum rrjedh nga fjalët greke "spathe = shpatë" dhe "phyllon = gjethe".

Ndërsa ngjyra e zakonshme e kësaj luleje është e bardha e ëmbël, në disa raste e gjejmë edhe ngjyrë rozë. 

R.O.