DURRËS, 10 nëntor 2014– Zamir Leçaj vetëm 21 vjeç humbi jetën në një aksident automobilistik në Itali. Zamiri banor me dokumenta të rregullta në qytezën e Saviljanos (Savigliano) në Rajonin e Piemontit, ndërsa po ngiste makinën e vet Fiat Punto bashkë me një mikun e vet, u përplas me një kamion me rimorkio. Nga goditja Fiati Punto doli nga rruga duke u përplasur me një ndërtesë. Zamiri vdiq në vend, ndërsa miku i vet ndonëse me plagë të rënda është jashtë rrezikut për jetën i shtruar në Spitalin e Saviljanos. Shoferi i kamionit u plagos gjithashtu, sepse edhe kamioni doli nga rruga e përfundoi në kanal. Karabinerët dyshojnë se shkaku kryesor i aksidentit ishte koha e keqe me shumë shi dhe erë. Ndarja e parakohshme nga jeta e Zamirit pikëlloi, familjen, të afërmit, miqtë dhe shokët e tij.

/gj.th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/