“Doktor Shuster” i trupës së teatrit “Andon Zako Çajupi”, ngre siparin sot në mbrëmje të festivalit “Verë në Epidamn” që mbahet në Durrës.

Zamira Kita, aktore dhe drejtore e këtij teatri, ka shprehur emocionet para ngjitjes në skenë të trupës së Korçës. “Është një emocion i madh të jesh pjesë e këtij festivali, të emocionon vetë skena e amfiteatrit sa të lashtë aq edhe magjik”, shprehet e emocionuar Zamira Kita.

Doktor Shuster është një mjek i dalë në pension, i cili me pensionin që merr nuk i del për asnjë shpenzim në jetë. Pikërisht mbi dramën e këtij mjeku që përfaqëson të gjithë pensionistët shqiptarë realizohet e gjithë komedia serioze nën regjinë e Qëndrim Rijanit.

Ndjekim intervistën e Zamira Kitës.

K.H.