TIRANE – Parlamenti votoi në seancën e parë për këtë vit Zana Xhukën si kreun e ri të ILKDP-së. Ish-zëvendësministrja e Mbrojtjes do të zërë vendin e lënë bosh nga Adriatik Llalla, që u zgjodh prokuror i përgjithshëm.
Me 70 vota pro dhe 67 kundër, ku sërish deputetët e Lëvizjes Socialiste për Integrim kanë votuar kundër mazhorancës së djathtë, Zana Xhuka ka mundur të marrë shumicën kundrejt kandidatit tjetër të propozuar Shkëlqim Ganaj.





