Ish-kreu i bandës së Vlorës i dënuar me burgim të përjetshëm, Zani Çaushi është tërhequr nga kërkesa e tij për lirimin me kusht.
Në seancën e zhvilluar paraditen e sotme në Gjykatën e Korçës, Zani Çaushi mbërriti nën masa të rrepta sigurie.
Por teksa nisi seanca për të dëgjuar argumentet e ish-kreut të bandës së Vlorës, Zani Çaushi u tërhoq nga kërkesa e tij për të fituar lirinë me kusht.
Mësohet se ish-kreu i bandës së Vlorës ka thënë para trupës gjykuese se ka patur gabime në dinamikën e gjykimit, duke kërkuar që të bëhet edhe njëherë llogaritja e viteve të tij të dënimit. Ndodhur në rrethana të tilla, Gjykata e Korçës pushoi çështjen.
Katër ditë më parë, Zani Çaushi, i cili vuan dënimin me burgim të përjetshëm në burgun e Drenovës për disa vrasje, bëri kërkesë për lirim me kusht pretendimin se është rehabilituar, ka kryer ¾ e dënimit dhe ka fëmijë për të rritur.