Një 67-vjeçar në Krujë është arrestuar në flagrancë, pasi është konstatuar nga Shërbimet e Policisë duke ndërtuar një objekt pa leje në fshatin Kamerras, në një sipërfaqe toke e cila është në pronësi të shtetasit A.Q. 51-vjeç.
Sipas njoftimit të policisë, Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë arrestuan në flagrancë shtetasin Maliq Veshti 67-vjeç, banues në Krujë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale "Ndërtimi i paligjshëm" dhe "Pushtimi i tokës" parashikuar në nenet 199/a/ 2 dhe 200 të Kodit Penal.





