Policia e Durrësit ka proceduar penalisht dy shtetas për veprën penale “Pushtimi i tokës”, të cilët janë evidentuar gjatë kontrolleve në plazhe për evidentimin dhe ndëshkimin e atyre personave që zaptojnë hapësirën publike duke vendosur shezlonge në mënyrë të paligjshme.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Manëz, në vijim të kontrolleve të vazhdueshme për evidentimin dhe ndëshkimin e atyre personave që zaptojnë hapësirën publike duke vendosur shezlongë në mënyrë të paligjshme, proceduan penalisht shtetasit:

-B.T., 49 vjeç, banues në fshatin Shetaj, Njësia Administrative Ishëm.

-E.Sh., 27 vjeç, banues në fshatin Shetaj, Njësia Administrative Ishëm.

Gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Shetaj, u konstatua se shtetasit e mësipërm kishin zënë me shezlongë, një sipërfaqe të plazhit publik, pa lejen e organeve përkatëse.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës, për veprime të mëtejshme.