Dy javë pasi supermodelja Gigi Hadid dhe këngëtari Zayn Malik njoftuar se ishin ndarë në mujin mars, mediat rozë shkruajnë se ky i fundit ka tradhëtuar të dashurën e tij pasi ka kryer marrëdhënie seksuale me një masazhiste 41-vjeçare të quajtur Italian Enrica.
Megjithatë, çifti u pa shumë shpejt në shoqërinë e njëri-tjetrit duke konfimuar se ishin kthyer bashkë, 41-vjeçarja ka treguar se ishte befasuar kur këngëtari i ka kushtuar vëmendje.
"Zayn mund të ketë çdo vajzë që dëshiron dhe ai ishte me Gigin. Ndaj unë u befasova shumë kur ai më kushtoi vëmendje, një grua 41-vjeçare me forma. Ai më bëri të ndihem e veçantë. Por, pas një kohe kuptova se ishte vetëm duke më përdorur."
Duke hedhur dritë mbi atë se si Zayn e kishte rezervuar për masazh, ajo shtoi: "Unë shkova në dhomën e tij të gjumit dhe bëri një sesion masazhesh. Ai tha se ishte shumë i lodhur dhe i stresuar. Më tha të kthehesha ditën tjetër, por më pas dukej i pasjellshëm dhe pa interes."





