Është zhvilluar këtë të hënë mbledhja e Këshillit Socialist Rrashbull.

Lajmi bëhet i ditur në faqen zyrtare në “Facebook” të Partisë Socialiste Durrës, ku thuhet se takimi është zhvilluar me pjesmarrjen e kryetarit të partisë, z. Luan Zaza, kryebashkiaken Sako, kryetarin e Njësisë Rrashbull, z. Albert Bukaçi, si dhe koordinatoret dhe kryetarët e Os-ve.

Socialistët theksojnë se “rezultati pozitiv i zgjedhjeve të 25 Prillit në këtë njësi na imponon edhe më shumë punën dhe angazhimin për të mbajtur të gjitha premtimet e dhëna ndaj cdo qytetari”.

Postimi i plotë:

🌹Sot me datën 8.11.2021 u zhvillua mbledhja me Këshillin Socialist Rrashbull, me pjesmarrjen e kryetarit të Partisë z. Luan Zaza, kryetaren e Bashkisë Durrës znj. Emiriana Sako, kryetarin e Njësisë Rrashbull z. Albert Bukaçi si dhe Koordinatoret dhe kryetarët e Os-ve. 🌹

Rezultati pozitiv i zgjedhjeve të 25 Prillit në ketë njësi na imponon edhe më shumë punën dhe angazhimin për të mbajtur të gjitha premtimet e dhëna ndaj cdo qytetari.

#nukkakohëpërpushim

#Ps3 🌹