Zbulohen detaje të reja në lidhje me ngjarjen tragjike që ndodhi mesditën e sotme në Kamzë.
Mësohet se, autori i ngjarjes, Maliq Marku kishte vetëm 7 ditë që ishte kthyer nga Anglia.
Marku kishte dashur që kanalizimet e ujërave të zeza në banesën e tij t’i kalonte në një kanal që ishte hapur me parë nga banorët, por është kundërshtuar nga Shefqet Hasa, rreth 55 vjeç, por edhe banorë të tjerë bashkë me të plagosurin Besim Keça. Ndërkohë Maliq Marku ka kontaktuar me ujësjellës kanalizimet e Kamzës të cilët kanë ardhur dhe kanë bërë piketimet pikërisht në kanalin që ishte hapur nga banorët privatisht.
Autori është konfliktuar me Shefqet Hasen, ku ka marrë edhe një pistoletë dhe e ka qëlluar 4 herë duke i shkaktuar vdekjen. Ndërkohë Besim Keçën e ka qëlluar me 2 plumba.
Sakaq mësohet se në banesën e autorit nuk banonte askush pasi jetonin prej dy vitesh në Angli.