Ditën e sotme është mbledhur grupi parlamentar i PS, teksa janë mësuar edhe detaje.
Në mbledhje u diskutua për agjendën e seancës të së enjtes ku priten të votohen ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit dhe marrëveshja me Italinë për emigrantet.
Ndërkohë Rama ka porositur deputetët që të jenë të gjithë të pranishëm në seancën parlamentare.
Kreu i qeverisë, sakaq ka kritikuar ligjvënësit për mungesat në seancat e kaluara.