KORCË- Zbardhen detaje të reja në lidhje me gërmimet për varre greke në Korcë.Sipas një marrëveshjen e arritur mes Greqisë dhe Shqipërisë është specifikuar edhe me koordinata se vetëm në rrethin e Korcës do të ketë gërmime në 31 vende për të zbuluar eshtra të ushtareve grekë të rënë gjatë luftës italo-greke ne vitin 1940-1941”.
Nënkryetari i bashkisë Korçë, Sotiraq Filo thotë se i është përgjigjur pozitivisht letrës së Ministrisë së Brendshme të Shqipërisë për fillimin e e gërmimeve në qendër të Korçës, pasi kjo është një marrëveshje dy shtetërore,ndërsa ende nuk ka një datë zyrtare se kur do të nisin gërmimet. Gjithashtu Filo sqaron se bashkia nuk do të merret me mbikqyrjen e tyre pasi takon ministrisë përkatëse të bëjë një gjë të tillë
sinkron Filo
Nga ana tjetër për historianët gërmimet në qendër të Korcës për eshtra të ushtarëve pushtues grekë në fund të Luftës së Dytë Botërore janë me prapavijë politike ,pasi në Korcë nuk është zhvilluar asnjë betejë e luftës italo-greke.
Dokumenti zyrtar nga ana e ministrisë së brendshme thotë se gërmime do të kryehen edhe në 18 vende në Moglicë pa lënë mënjanë edhe fshatin Boboshticë të Korçës, kjo e fundit mjaft e trazuar dhe e përfolur për varreza greke pas dhunimit të varrezave shekullore të fshatit ,në emër të një memoriali grek nga ana e Omonias në Korcë.





