19korrik 2015 – Fildeze Hafizi (Kasëmi) është gruaja që desh iu mor jeta nga ish-bashkëshorti, Fadil Kasëmi nga Tirana. Mësohet se ajo është me profesion gjyqtare prej pak vitesh.
Bashkë me dy fëmijët, gruaja ishte me pushime në plazhin e Golemit, kur ish-bashkëshorti ka tentuar ta vrasë.
Ai fillimisht mësohet se e ka goditur më qytën e pistoletës e më pas ia ka drejtuar për ta qëlluar me plumb.
Me shkathtësi ka qenë vetë gruaja që ia ka larguar armën e më pas ndërhynë dhe personat e tjerë, të pranishëm në restorant.
Gjatë këtij viti, ndaj 37-vjeçares Kasemi, ishte lëshuar urdhër mbrojtjeje nga ish-burri, 51 vjeç.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”