Zbardhen dhe dokumentohen 4 vjedhje në qytetin e Durrësit, procedohen penalisht 2 shtetas të mitur.

Në vijim të punës për zbardhjen e ngjarjeve të ndodhura më parë, identifikimin dhe kapjen e autorëve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës proceduan penalisht shtetasit e mitur E. S., 17 vjeç dhe K. R., 15 vjeç, banues në Tiranë.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë vjedhur sende të ndryshme në subjekte të ndryshme në pronësi të shtetasve K. Sh., F. L., R. D., A. Gj.     

Gjithashtu, mësohet se nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës u arrestuan në flagrancë shtetasi M. H., 24 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, në lagjen nr. 13, Durrës, duke vjedhur disa pajisje në vagona treni.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.