Pesë zyrtarë të Agjencisë Kombëtare të Burimeve natyrore janë arrestuar nga policia me urdhër të Prokurorisë së Tiranës.
Kjo e fundit ka firmosur gjashtë urdhëra ndalimi, ku përveç pesë personave që janë vendosur në pranga, njëri është lënë në arrest shtëpie.
Zyrtarët e akuzuar janë
Arrest në burg:
- Denis Durrsi
- Qani Hoxhaj
- Simon Marku
- Arben Doda
- Naim Kasa
Arrest shtëpie
- Rezarta Sulejmani
Zyrtarët akuzohen se kanë kryer veprat penale, shpërdorim detyre, mashtrim dhe kontrabandë mallrash për të cilat paguhet akcizë.
Hetimi mësohet se ka nisur prej disa muajsh, ndërsa së fundi Prokuroria ka vendosur të urdhërojë arrestimin e zyrtarëve të dyshuar.
Akuzat qe rëndojnë mbi ta – Akuzat janë për “Shpërdorimi i detyrës”, “Moskryerja e detyrave nga organet tatimore”, “Mashtrimi” i kryer në bashkëpunim, “Kondrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë ose të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”, “Fshehja e të ardhurave”.





