Janë zbardhur emrat e dy të arrestuarve në Durrës në kuadër të operacionit “Gjysëmfinalja”.

Mësohet se bëhet fjalë për shtetasit:

Briand Muça, 36-vjeç, banues në Durrës, administrator i një lokali në lagjen nr.17, Durrës, gjatë kontrollit në telefonin e tij celular u gjetën disa foto të lotove të sportit.

Xhulio Preçi, 27-vjeç, banues në Durrës, pronar i një lokali në lagjen nr 17, Durrës, pasi dyshohet se ushtronte aktivitet të paligjshëm të lojërave të fatit.

Të ndaluarit akuzohen për veprat penale “Organizim i lotarive të palejuara” dhe “Fshehja e të ardhurave”.