10 qershor 2015 – Zbardhen emrat e personave të arrestuar sot me 1.5 kg heroinë. Sajmir Taullaj 44 vjeç, banues në Lushnje, Laert Haxhiu 23 vjeç, banues në Lushnje, Afrim Demiri, 54 vjeç, banues në Lushnje si dhe Kastriot Zaimi, 34 vjeç, banues në Durrës. “Shtetasit e mësipërm janë pjesë e një grupi kriminal të trafikimit të lëndëve narkotike. Atyre iu bllokuan 1.5 kg lëndë narkotike e llojit heroinë e pastër,  automjeti tip  Audi me targa AA 592JE, automjeti tip Smart  me targa ioi 2954 si dhe 6 aparate telefoni celularë”, bëri të ditur policia e Durrësit.

 

 

 

 

 

 

Agjencia e lajmeve “Dyrrah”