Partia Socialiste do të miratojë sot listën e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 18 qershorit. Paraditen e sotme, kryesia do të mblidhet nën drejtimin e kryesocialistit Edi Rama për t’u dhënë fund hamendësive rreth renditjes së kandidatëve në këtë listë.

Në krye të listave janë drejtuesit politikë të Partisë Socialiste që kanë ndjekur nga afër organizimin elektoral të saj për këto zgjedhje. Bie në sy moskandidimi i një numri të madh deputetësh nga lista aktuale e Grupit Parlamentar Socialist.

Ndërkohë nga emrat e publikuar deri tani në media, bie në sy se në Durrës, lista e kandidatëve për deputetë të PS-së kryesohet nga 3 emra, që nuk i përkasin socialistëve të qytetit bregdetar, por duket se janë futur me porosi të Ramës në krye të listës. Ndërkohë, asnjë nga deputetët aktualë të Durrësit nuk pritet të kandidojë, të paktën jo deputetët durrsakë si Gentian Bejko, Klodiana Spahiu, Esmeralda Shkjau, bëjnë të ditur burime pranë PS-së vendore për Durrës Lajm.

DurrësLajm po publikon listën e bërë deri tani publike, ndërkohë që pritet që në orët në vijim të zbardhen emrat e tjerë. Surpriza mund të zbulohen në orët e fundit kur pritet të mbyllet përfundimisht lista.

QARKU DURRËS

Milva Ekonomi
Fidel Ylli
Eglantina Gjermeni
Ardian Çela
Roland Xhelilaj
Ilir Drazhi
Ilia Gjergji
Natasha Paço
Spartak Kovaçi
Ardit Kërtusha