25korrik 2015 – I plagosuri i djeshëm në Shkozet, Xheni Pepoçi, u qëllua me armë për shkak të hakmarrjes nga autori i dyshuar, Endri Lushaku.
Ky i fundit ishte betuar disa muaj më parë, kur Pepoçi i kishte qëlluar me shkop bejzbolli të vëllanë, 16 vjeç, i cili kishte probleme shëndetësore. Në gazetën “Panorama” citohet sot, Lushaku, banues në Shkozet, që ka deklaruar më herët: “Nëse do më kishte gjuajtur mua do ia falja, por jo për vëllanë tim”.
Endri Lushaku, 20 vjeç, u arrestua dje bashkë me të vëllanë, 16 vjeç për plagosjen me armë zjarri të Xheni Pepoçit, 19 vjeç.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/