Në Gjykatën e Posacme Antikorrupsion kanë dëshmuar në seancën e ditës së sotme dy vëllezërit e Jan Prengës, pasi u rrëmbye në Kamëz, u vra dhe trupi u zhduk.
Pyetje nga avokatët. Përgjigjet Prenga.
Ndrek Prenga: Nuk e njoh Dritan Rexhepin. Ka qenë një mesazh në telefon, ështe prezantuar me emrin Gramoz. Më ka thënë “Jam Gramozi, gjërat janë të miat, mos të preken”. Unë nuk njoh asnjë nga këto që janë në këtë ngjarje. Nëse mund ta shoh personin me foto që kam fol me kamera, absolutisht e njoh. Nuk them 100%, por e njoh.
Pyetje nga prokurori Behar Dibra:
Ndrek Prenga: Unë nuk kam pyetur asnjë nga këta që kam folur nëse njihemi apo jo. Më është prezantuar në telefon si Gramoz. Gentjan Funiqi më ka marrë vetë në telefon. Në moment pasi është marrë vellai peng, unë kam telefonuar personat që më kishin marrë në telefon, Gentjan Doçin, Gramozin kam biseduar me të, me kthy gjërat. Gramozi me ka thënë nuk ke pune me mu, por me shkodranët me Doçin.
Biseda ka qenë me kthy gjërat me liru pengun. Pengu doli me pas që kishte vdekur. Nuk e kam pyetur Gentjan Doçin nëse ai e njeh apo jo Gramozin. Ndoshta edhe e kam pyetur, nuk e mbaj mend 100%. Më mori në telefon Gentjan Doçi, më tha më keni marrë gjërat. Unë i thash jam në burg. Më mori të nesërmen më tha që të kanë marrë vëllain peng. Kur kanë dalë pamjet filmike origiinal sikur ma ka thënë burri huj. Unë e kam parë në media, videon.
Dibra: Pse thua që Doci ta mori vëllain peng?
Prenga: Sepse ai më mori mua në telefon. Gramozi mua nuk më ka thënë asgjë fare. Kur me ka marrë Gramozi, unë i kam thënë jam në burg, kemi folur me kamër. As më intereson kush është Gramozi, as kush janë Doçajt. Unë nuk dua ta mbroj Gramozin, por nuk më ka borxh.
Avokatët pyetje. Përgjigjet Prenga.
Avokatja kërkon ti tregojë Prengës disa foto të Dritan Rexhepit, dhe pyet dëshmitarin nëse e njeh apo jo.
Behar Dibra: Paraqitja nuk bëhet me foto, por fizikisht. Nuk është veprim që bëhet në sallën e gjyqit, por bëhet me një grup personash.
Avokatja Joana Qeleshi: Kur tjetri thotë kam folur me filanin, t’ia tregojmë e njeh apo jo. Unë kam bërë printinin e fotove për efekt shpejtësie.
Behar Dibra: Nuk është mohuar prej tij që ka folur me këtë person. Trupa tërhiqet për vendim lidhur me këtë kërkesë të avokates.