Një hetim 7-mujor i prokurorisë dhe policisë së Tiranës zbuloi një rrjet të gjerë prostitucioni në disa hotele të kryeqytetit dhe përfundoi me 7 të arrestuar.

Sipas hetimit rezulton se, një nga vajzat e arrestuara shërbente si “pika e kontaktit”, mes klientëve dhe vajzave të tjera që ushtronin prostitucion në Tiranë.

Transporti i tyre kryhej nga disa taksistë në kryeqytet, që gjithashtu u arrestuan.

Ndërsa vëzhgimi dhe përgjimi i kryer nga policia ka zbardhur një pjesë të mira të episodeve të porostitucionit dhe personat e përfshirë në këtë aktivitet.

Në një prej rasteve, policia ka vëzhguar dy nga vajzat, të cilat po përgatiteshin të shkonin me një klient.

Pak para takimit mes tyre, vazjat zhvillojnë një bisedë telefonike mes tyre, ku vajza e parë e cila ishte në lokal me dy meshkuj, i kërkon shoqes të marrë edhe prezervativë me vete. Ja pjese nga pergjimet e publikuara nga shqiptarja.com

Pjesë nga përgjimi: 

099: .. zemër hajde për tek xxxxx te Fresku, jam me 2 miqt e mi po hajde mos u vono. Mer taksi se ta paguaj unë.
– 405 dërgon sms ku pyet se ku dhe i thotë “Aty zemër sa kalon Freskun”.

– 099: Po te xxxxxxx

– 405: Ok po vi. Mos është ai që pi moj?

– 099:Jooo

– 405: ok

– 099: Merr prezervativ

– 405: Nuk kam asnjë lek me vete

– 099: ok ska gje

– 405: A je aty ku ke qen ate dit

– 099: Po por me nje shok tjeter njeri yll bote.

– 405: ok

830: E more vesh atje ti ke Gjyshi (bëhet fjalë për hotel xxxxx).

123: Jo

830: E kanë kap pra

123: Kë?

830: Atje pra, Andi a brenda me gjith Mondin

123: Po për ça, për ato?

830: Për ato pra, kishte shku aj, ça është një taksixhi që meret kshu

123: E Rushi

830: Ëë, e kishte çu nja dy femra

123: E kanë kap Rushin? Kur mramë?

830: Parmramë

123: Po mirë, bëne mirë që më the

830: Po pra…

123: Rushin kanë kap apo tjetër?

830: Andi e Mondi është mrena edhe Rushi

123: Vari k… mirë që më the

830: E pra… kush ti jep lajmet e mira ty

123: Hallall që të ruhem dhe unë, pranej

830: Rruje ti rruje, jo rruju…