Në selinë blu vijon mbledhja e grupit parlamentar të PD, në lidhje me zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.
Mësohet se deputeti i Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferaj ka propozuar në mbledhjen e sotme emrin e Leonard Demit si kandidat për President.
Demi ka qenë deputet i Partisë Demokratike nga viti 2005 deri në 2009.
Ndërkohë deputeti i qarkut të Kukësit, Flamur Hoxha ka propozuar emrin e Arben Çejkut, ish ambasador i Shqipërisë në Maqedoni.
Deputeti i Korçës, Bledjon Nallbati ka propozuar për kandidat për President, emrin e ish-ministrit të brendshëm, Dritan Demirajn.





