Është zbardhur akt-ekspertiza që përcakton shkakun e vdekjes së tre anëtarëve të familjes Haliti nga Gjilani me banim në Gjirin e Lalëzit.
Sipas ekspertëve mjeko-ligjorë në Tiranë, shkak për humbjen e jetës së tre viktimave është bërë helmimi nga kërpudhat, ndërsa mësohet se njëkohësisht po kryhen edhe analizat e ushqimeve (kërpudhave) që janë gjetur të gatuara në shtëpi.
Elfete, Afrim e Ferzinaze Haliti shfaqën shenja helmimi dhe u drejtuan për të marrë shërbim mjekësor në qendrën shëndetësore të Manzës, ndërsa më pas u dërguan me urgjencë në QSUT.
Por pavarësisht ndihmës mjekësore, 3 anëtarët e kësaj familje nuk mundën të jetonin. E para ndërroi jetë Elfete, nëna e Afrimit, më pas i biri dhe e fundit nusja Ferzinaze Haliti.





