Kuqezinjtë do të luajnë në qershor një nga ndeshjet më të rëndësishme të edicionit. Pas tri humbjeve radhazi, Shqipëria do të përballet me Izraelin në ndeshjen e radhës kualifikuese për Botërorin “Rusi 2018”.Një problem për trajnerin do të jetë edhe mungesa e dy titullarëve. Përveç Berishës, edhe Agolli. Nga sa mësohet, trajneri do të shmangë daljet përpara mediave për të prezantuar listën e të grumbulluarve. Nuk ka ende një komunikim zyrtar, por burimet pranë Kombëtares bëjnë me dije se tekniku do të nisë grumbullimin nga Luksemburgut.
Shqipëria do të grumbullohet jashtë vendit për dy takimet e radhës. Më 1 qershor, trajneri De Biazi do të ketë në Luksemburg të gjithë lojtarët që do të ftojë për ndeshjen testuese dhe atë zyrtare shtatë ditë më vonë. Nga data 1 deri më katër, kur edhe do të luhet ndeshja miqësore, Shqipëria do të jetë në Luksemburg. Nga data 5 deri më 11 qershor, kuqezinjtë do të grumbullohen në Stamboll, në qendrën stërvitore të Kombëtares turke. Ansi Agolli do të jetë një tjetër mungesë që do të shtojë vështirësitë e trajnerit për të përgatitur përballjen ndaj Izraelit. Kapiteni është i ndëshkuar me dy kartonë të verdhë dhe, për pasojë, shiriti mbetet pezull. Një version është që t’i kalojë Mërgim Mavrajt, por kjo mbetet për t’u parë nga vendimi i De Biazit.