Zbardhet axhenda e takimit të delegacionit shqiptar me Johanes Hahn dhe Eurodeputetin Eduard Kukan. Mësohet se delegacioni shqiptar në Bruksel do kryesohet nga kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.
Siç caktohet në axhendë, takimi për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor do të jetë 2 ditor, ndërsa nesër në orën 15:10 fjalim do të nisë Antonio Tajani, presidenti i Parlamentit Europian.
Ky takim me Komisionin për Punët e Jashtme do të kryesohet nga raportuesi David McAllister.