23 shkurt 2015 – Pas fitores 0-6 ndaj Paderborn, tekniku i Bayern Munchen Pep Guardiola iu afrua mesfushorit shqiptar Alban Meha, të cilit i foli diçka në vesh. Ka qenë vetë futbollisti nga Mitrovica ai që ka treguar se çfarë i tha ish trajneri i Barcelonës. Alban Meha rrëfen për “Bild” fjalët që tekniku i Bajernit Pep Guardiola i tha pas ndeshjes:
“Pepe më tha që kam një të djathtë shumë të fortë dhe që duhet të vazhdoj kështu. Një kompliment shumë i madh për mua. Është nder kur e thotë një trajner i tillë.” Performancat e Alban Mehës mesa duket e shtynë dhe Pepe Guardiolën për këtë kompliment, i rrallë për një lojtar shqiptar.





