15-vjeçari që akuzohet se ka nxjerrë në pritë Endri Mustafën ka treguar takimin e fundit me të. Në dëshminë e tij para grupit hetimor, djali ka rrëfyer se ka hipur në makinë me Mustafën dhe Edison Arazin.
Më pas, adoleshenti ka treguar se ka zbritur nga makina, kurse Mustafa dhe Arazi janë nisur drejt zonës së Livadheve. Ai shton se ka dëgjuar krisma dhe se kur është kthyer Arazi e ka pyetur për Endri Mustafën, por ai i ka thënë vetëm: Kaq ishte puna ime!
“Kemi hipur në makinë ku ka qenë dhe Edison Arazi. Më pas kam zbritur ndërsa ata të dy janë larguar drejt zonës së Livadheve. Dëgjova krismat e armëve. Më pas erdhi Edisoni dhe e pyeta ‘Ku është Endri’. ‘Kaq ishte puna ime’, më tha,”- ka rrëfyer Malja.
Ergys Malja akuzohet se është personi që nxorri në pritë Mustafën. Gruaja e të ndjerit, Ingrid Mustafa ka deklaruara para kamerave se vetëm Malja e di se kush është autori i krimit të rëndë. Ajo ka thënë se i mituri ia ka nxjerrë në pritë të shoqin, duke i dërguar si kod foton e një kali.





