Është zbardhur dëshmia e dhënë nga Elda Tanushi, 19-vjeçarja që pak ditë më parë tentoi të helmonte vjehrrën. Burime për “DurrësLajm” bëjnë me dije se e reja nga Dibra ka deklaruar në Sektorin e Krimeve të Rënda në Policinë e Durrësit, se kishte tentuar të helmonte vjehrrën duke i hedhur helm insektesh në kos, pasi sipas saj vjehrri e ngacmonte.  

Ndërsa Arjana dhe Eduart Stafa (vjehrrit e së resë) janë shprehur se e kanë trajtuar 19- vjeçaren si vajzën e tyre, kjo e fundit ka deklaruar më herët se me të vjehrrën ka patur konflikte dhe së fundmi është shprehur se i vjehrri e ngacmonte prej kohësh.