Djali i Natasha Paços, drejtore e Drejtorisë Rajonale të Sigurimit Shëndetësor, i cili e gjeti të djegur makinën e tij që e kishte parkuar poshtë shtëpisë ka dëshmuar në polici.

“Panorama” raporton se djali ka deklaruar se nuk ka pasur konflikte me persona të tjerë.

“Unë e gjeta të djegur makinën në mëgjes, nuk kam asnjë dijeni se cfarë mund të ketë ndodhur”– ka thënë ai pyetur nga policia, e cila nisi menjëherë hetimet për shkakun e djegies së automjetit të tij,

Ai tregon se e kishte parkuar afër shtëpisë dhe e ka gjetur të shkrumbuar.