“Nëse jam në burg jam prej djalit. E kam këshilluar të mos merret me gjëra të paligjshme. Nuk e di çfarë ka bërë, nuk kam prova me ça merret im bir. Vetë i kam shërbyer këtij shteti ku kam vënë edhe jetën në rrezik”.
Kjo ka qenë dëshmia e Erzen Breçanit në gjyq, i arrestuar dy ditë më parë në një operacion të SPAK.
Kjo e fundit goditi një grup të trafikut në drogës, ku ranë në pranga 4 persona dhe janë shpallur në kërkim 6 të tjerë, mes tyre djali i Breçanit dhe Ervin Mata.
Eralb Breçani akuzohet për trafik ndërkombëtar droge. Sakaq Erzen Breçani akuzohet për përkrahje të autorit dhe pastrim parash.