Menjëherë pas arrestimit të mikut të vrasësit të 62-vjeçarit dje në Tiranë, zbardhet edhe një pjesë nga dëshmia e tij. Sipas dëshmisë së Myftar Pashajt, mikut të Myrtajt, 62-vjeçari që mbeti i vrarë sapo kishte parë autorin e dyshuar të vrasjes, Islam Myrtajn i është afruar duke e ofenduar.

“Islam Myrtajn e kam shok dhe komshi. Te shtunën pasdite me mori ne telefon me pyeti ku je. I thashë po dal nga liqeni dhe ai erdhi me shoqëroi. Ishim duke ecur te dy kur përballë pame Haxhi Baxhinofskin me te birin. Islami me tha “boo kush duron kete, do me kujtoje leket”.

Kur haxhiu u afrua e ofendoi islamin rende dhe e goditi. U perleshen te 2 dhe pastaj Islami nxori pistoleten dhe qelloi 4 ose 5 here. Sapo qelloi Islami u drejtua drejt kodrës. Ndodhi shume shpejt. Unë nuk kisha dijeni qe islami kishte arme dhe qe do e vriste. U tremba shume dhe shkova direkt në shtëpi. Sot u qetësova dhe mora kontakt me policinë”, tha ai./BalkanWeb