Siç raportohet në momentin e shpërthimit punonjësi i SHISH dhe familja e tij nuk ndodheshin në banesë, ndaj dhe fatmirësisht nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale.
Shpërthimi ka qenë i fortë dhe ka krijuar panik te banorët e një pallati në bllokun e banimit të quajtur “Katrori”, ku janë thyer edhe xhamat e disa banesave të pallatit.
Vetë punonjësi i SHISH, Alfred Karaj, e lidh ngjarjen me detyrën, pasi shprehet se nuk ka pasur konflikte të tjera. Gjithashtu, nga Tirana kanë mbërritur edhe forcat anti-eksploziv për të asistuar në zbardhjen e ngjarjes dhe zbulimin e lëndës plasëse apo sasinë që ishte vendosur.





