Zbardhet dëshmia e prokurorit Arjan Ndoja para efektivëve të policisë. Nga spitali ku ndodhet i plagosur, ai është shprehur në dëshminë e parë pas atentatit në autostradë se pak para se t'i bënin pritë, ka qenë duke drekuar.

“Kam qenë duke drekuar në një restorant. Erdhi Landi Muharremi dhe një tjetër dhe u ulën. Më pas u nisëm drejt Tiranës, Nuk besoj se kam qenë unë shenjestra e atentatit. Po të donin të më vrisnin, mund të më vrisnin kudo. Mund të më vrisnin para shtëpisë”, – mësohet të ketë thënë prokurori Ndoja. /news24