Nga atentati i dyfishtë që ndodhi dje në Sukth ku mbetën të vrarë Ervin Dalipaj dhe Xhino Dauti, kanë dalë në pah të tjera detaje.

Gazeta “Panorama” raporton se janë identifikuar vajzat që janë takuar me dy të ndjerët para atentatit dhe janë marrë në pyetje nga policia. Ato mësohet se janë nga Tirana dhe kanë pohuar se kishin një miqësi të vjetër me dy të rinjtë.

Sipas vajzave, ata janë takuara me Dautajn dhe Dalipajn, në një kafe afër një pike karburanti në autostradë, ku kanë qëndruar rreth 40 minuta.

Vajzat më tej janë shprehur se nuk ishin në dijeni të atentatit dhe se ngjarjen e kanë marrë vesh nga mediat sociale.

Ato gjithashtu kanë theksuar se nuk e dinin nëse viktimat kishin probleme me ndonjë person. Pas kafes, sipas tyre, të dy djemtë janë larguar me mjetin e tyre, tip Audi, ndërsa vetë vajzat janë larguar me makinën tip Smart.