Shqiptari Aleksandër Luca, po përballet edhe me akuza të tjera pas vrasjes së studentes greke, Eleni Tolapoudis. Pas ngjarjes së rëndë të 27 nëntorit, shqiptari ishte përfshirë në një tjetër ngjarje, përdhunimin e një vajze me aftësi të kufizuar.

“Protothema” ka botuar sot dëshminë e vajzës me aftësi të kufizuara, e cila u dhunua seksualisht nga Luca, në bashkëpunim me një 23-vjeçar rom, i cili është tashmë i arrestuar.

Mësohet se denoncimi është bërë nga prindërit e vajzës, ndërkohë që ajo ka rrëfyer për policinë se çfarë ka ndodhur.

"Ai më ftoi që të udhëtonim me makinë për të dëgjuar muzikë. Kur mbërritëm te clubi më rrahu dhe më detyroi të bënim seks oral. Unë bërtita, "ju lutem me leshoni". Por ata më rrahën dhe kërcënuan dhe më çuan poshtë në plazh, te banjat publike. Aty të dy më qëlluan dhe dhunuan" – ka thënë vajza në dëshminë e saj.