Dy të rinjtë, Blerim dhe Klisman Preçi, i kanë shpëtuar mrekullisht mbrëmjen e djeshme një atentati me breshëri plumbash që u zbraz në mjetin që po udhëtonin.

Ngjarja ndodhi mbrëmë rreth orës 20:00 në dalje të qytetit të Lezhës, kur autorët që ishin në një makinë në lëvizje, që sipas dëshmive të siguruara nga gazetari Elidon Ndreka ishte tip Audi ngjyrë e zezë, kanë qëlluar me automatik mbi makinën që drejtohej nga 28-vjeçari Blerim Preçi.

Policia e Lezhës është ngritur në këmbë ndërsa është vënë pas autorëve të atentatit të mbrëmshëm ndaj një makine luksoze ku udhëtonin dy të rinj.

Mësohet se policia ka ushtruar kontrolle gjatë natës për të kapur atentatorët që sulmuan me armë makinën e 28-vjeçarit Blerim Preçi.

Po ashtu mësohet se ka pasur disa persona që janë shoqëruar për ngjarjen. Deri më tani nuk dihen motivet se për çfarë mund të ketë ndodhur ngjarja, ndërsa policia po heton.