“Eja tek tregu”, ishte ky komunikimi telefonik i fundit mes bashkëshortëve Dona, para se Violeta Donaj të ekzekutonte me pistoletë Kujtim Donajn më 17 qershor 2018.

Prokuroria e Krimeve të Rënda e ka hetuar këtë krim dhe një ditë më parë ka kërkuar nga gjykata ta lërë Violetën në qeli me akuzën e vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare, bën me dije Report TV.

Nga hetimet rezulton se fillimisht ka qenë gruaja e cila ka mbërritur në treg me automjetin e saj SMART, ngjyrë e kuqe e errët, me targa AA389LR.

Pas këtij momenti, ajo i ka telefonuar bashkëshortit të saj që të vinte te kioska ku ata tregtonin, për të sistemuar mallin.

Në momentin që Kujtim Donaj, 42 vjeç, ka mbërritur pranë vendit të punës, ai është qëlluar me tre plumba pistolete TT, pas shpine nga bashkëshortja e tij. 42-vjeçari ka humbur jetën në vend.