Prej 2 ditësh shqiptarët po komentojnë atë ç’ka ndodhi natën në ‘Prime’ e Big Brother Vip Albania, me historinë e pazakontë të këngëtarit Luiz Ejlli.

Edhe pse gjatë spektaklit Luizi ka kryer disa ekzaminime pranë spitalit  ”Shefqet Ndroqi”, ende audienca është e përçarë duke mos ditur nëse duhet t’i besojnë vetë këngëtarit apo fjalëve që foli vetë mjekësia.

Në rrjet komentet janë nga më të ndryshimet e po ashtu edhe pikëpyetjet, nëse Luizi vuan apo jo nga një sëmundje e rëndë.

‘Pamfleti’ ka arritur të sigurojë një informacion nga burime brenda spitalit, ku është specifikuar se LuizI nuk vuan nga një tumor por nga një sëmundje tjetër e rëndë e cila quhet bronkiektazi. Një sëmundje e cila prek muret e bronkeve, trash venat dhe mushkëria është më e predispozuar për të marrë infeksion. Sipas specialistëve, njerëzit e lindur me këtë sëmundje nuk mund të jetojnë për një kohë të gjatë, ndërsa njerëzit që e kanë marrë gjatë jetës, me mbajtje nën kontroll mund të kenë prognozë të mirë. Bronkiektazia renditet tek sëmundjet e rënda.

Çfarë është bronkiektazia?

Bronkiektazia është një gjendje në të cilën tubat bronkialë në mushkëri dëmtohen nga inflamacioni ose shkaqe të tjera dhe muskujt e butë të bronkeve shkatërrohen. Përveç kësaj, elasticiteti i bronkeve shpesh humbet. Bronkiektazia mund të merret gjatë jetës ose të ketë një origjinë gjenetike. Shumë mjekë besojnë se bronkiektazia është një formë e sëmundjeve kronike obstruktive (bllokuese) të mushkërive (COPD), duke përfshirë edhe bronkitin kronik dhe emfizemën.