Është zbardhur drafti i Kodit të ri Zgjedhor në lidhje me Reformën Zgjedhore.
Në këtë draft thuhet se KQZ refuzon listat e partive nëse nuk kanë në përbërje 30 për qind femra. Në draft thuhet se qeveria 4 muaj para zgjedhjeve, nuk merr dot vendime.
“Nuk mund të ulen taksat 4 muaj para zgjedhjeve. Nuk mund të rriten pensionet 4 muaj para zgjedhjeve”, thuhet mes të tjerash në draft.
KQZ aktuale do të shkrihet ditën që Kodi i ri Zgjedhor hyn në fuqi.





