3shtator 2015 – Autori i vrasjes së një 28-vjeçari në Berat ditën e dielë e ka kryer krimin për nder. Fatmir Bregu, 34 vjeç, e “justifikoi” vrasjen e Namik Gjikës, bashkëfshatarit të tij, sikur ishin konfliktuar për ujin që vadisnin tokën.
Por në polici ai ka rrëfyer tjetër motiv. “Gjika më ngacmonte gruan. Nuk e durova dot”, ka thënë Bregu. Ai ia ka rrëfyer arsyen e vërtetë prokurorit dhe avokatit, të cilët e bënë të njohur në sallën e gjyqit.
Viktima 28 vjeç ishte transferuar me banim në Lushnjë, por kthehej shpesh në fshatin Lybesh të Beratit. Ditën e krimit u deklarua se shkak ishte bërë debati për vaditjen e tokave. Pavarësisht motivit, gjykata e la në burg autorin për krimin e vrasjes.
/portali DurrësLajm/