27 maj 2015 – Si një kafe pajtimi ishte nisur sot pasdite mes protagonistëve të krimit të trefishtë në Tiranë. Policia e Tiranës zbardhi ngjarjen që shkaktoi tre të rinj të vdekur. Mësohet se Mentor Lufi ka pirë kafe me Gerti Goxhajn, për të sqaruar konfliktin e lindur mes tyre që prej muajit dhjetor, kur u plagos 32-vjeçari Lufi. Policia tha se dy nipërit e Lufit, Markeljan dhe Klevis Lufi, kanë qenë duke e ruajtur jashtë. Por papritur, Besnik Sulku, mik i Goxhajt ka qëlluar drejt Mentor Lufit. Aty ka nisur përleshja me armë, ku mbetën të vrarë Mentor Lufi, Gert Hoxhaj dhe Besnik Sulku. Dy nipërit e një prej viktimave u arrestuan si autorët e vrasjes.

 

 

 

 

Agjencia e lajmeve “Dyrrah”