5korrik 2015 – Zbardhet krimi i turistëve çekë. Sokol Mjacaj, i dënuar për vrasjen e një të mituri me qëllim vjedhjen e një varëse floriri, është autori i dyshuar. Policia bëri të ditur se, Mjacaj, sot 20 vjeç, ka qëlluar për vdekje çiftin e turistëve, Michael Svatos dhe Ana Kosinova, mbrëmjen e së premtes, me qëllim grabitjen e tyre.
Banuesi i zonës së Dukagjinit ka bërë 5 vjet burg, për faktin se ishte i mitur në kohën e krimit, (në vitin 2010) dhe ka dalë nga burgu një muaj më parë. Ai u quajt në atë kohë si i penduari i drejtësisë, ndërsa dy personat e tjerë, u dënuan me burg të pëjetsëhëm.
Forcat e policisë kanë rrethuar zonën e thellë, me qëllim arrestimin e autorit.
Agjencia e lajmeve “Dyrrah”