Sportisti i njohur dhe trajneri i njohur korçar Gjergji Kushe para se të vetvritej duke u hedhur nga një lartësi prej 15 metrash ka lënë një letër lamtumire ku ka treguar arsyet pse e ka bërë atë gjë. Borxhet dhe faturat e papaguara duket se e kanë shtyrë drejt vetëflijimit sportistin.“Nuk e përballoj dot më këtë gjendje, më kuptoni. Çdo ditë e vuaj gjendjen në të cilën ndodhem, me faturat e papaguara dhe disa borxhe, ndaj nuk dua të jetoj më. E kam menduar gjatë dhe e kam vendosur”,- shkrihej në letrën që iu gjet në banesë.

Duke iu referuar burimeve konfidenciale në polici, gazetarja Ledjona Xheladinaj bën me dije se letra e shkruar nga vetë Kushe lënë për të afërmit e tij shpjegonte shkaqet që e çuan atë drejt aktit fatal. ” Nuk e përballoj dot më këtë gjendje, më kuptoni. Çdo ditë e vuaj gjendjen në të cilën ndodhem, me faturat e papaguara dhe disa borxhe ndaj nuk dua të jetoj më. E kam menduar gjatë dhe e kam vendosur…”- shkruhej në letrën e cila u gjet në banesën e tij.Sapo ka shkruar këtë letër, 59 vjeçari është hedhur në drejtim të rrugës kryesore nga një lartësi mbi 15 m duke gjetur vdekjen e menjëhershme ndërsa dëshmitarë të shumtë të kësaj skene, banorë dhe kalimtarë të rastit kërkuan ndihmën e ambulancës dhe policisë por pa mundur t'i shpëtojnë jetën.

Edhe pse përgjatë vitit të fundit kishte nisur betejën me alkoolin, gjendja e tij psikologjike ishte rënduar së tepërmi. Pas vitit 2012 Kushe e kishte pasur të pamundur të vazhdonte punën si trajner por edhe mësues i edukimit fizik për shkak të problemeve shëndetësore të lindura si pasojë e konsumit të alkoolit ndërsa trajtohej me KEMP.59-vjeçari jetonte i vetëm në apartamentin e tij pas vdekjes së nënës ndërkohë që sipas të njohurve të tij kohët e fundit ishte në një gjendje tepër të rënduar psikologjike. Që në moshën 18 vjeçare Kushe arriti fitojë titullin “Kampion” me Vllazninë, vazhdoi një karrierë të gjatë sportive duke punuar me parë me të rinjtë, e më tej duke u kthyer në një prej trajnerëve më të njohur të portierëve të “Skënderbeut”.